Festonin Pavarësinë në Londër, media britanike: Plagoset me thikë shqiptari

Kliko per me shume info

Disa emigrantët shqiptarë kanë festuar Pavarësinë e Shqipërisë në Londër, festë e cila duket se nuk ka shkuar mirë deri në fund.

Britanikja Daily Mail ka publikuar një video, e cila sipas saj tregon momentin e një përleshjeje fizike midis disa personave në “Sheshin Trafalgar” të Londrës, teksa qindra shqiptarë ishin mbledhur për të festuar 105-vjetorin e Pavarësisë.

Kliko per me shume info

Por pas shpjegimit të asaj se çfarë ndodh në video, Daily Mail shkruan se policia u njoftua rreth orës 21:25 të mbrëmjes së 28 Nëntorit, për raportimeve për konfliktin fizik në një prej shesheve më të famshëm në botë, por nuk gjetën prova të një sulmi të mundshëm.

“Efektivët mbërritën në vendngjarje disa minuta më pas dhe nuk gjetën prova të një sulmi, dhe asnjë person i plagosur nuk iu vetëprezantua policisë”, ka deklaruar një zëdhënës i policisë, raporton Daily Mail.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.