Femrat e familjes Kardashian dhe mallkimi që rëndon mbi meshkujt që lidhen me to

Kliko per me shume info

Jo fort e përhapur, por as e padëgjuar, ekziston një thashethem mbi një mallkim të motrave Kardashian, për çdo burrë aq trim sa të përfshihet romantikisht me to.

Ka disa raste në jetën e motrave dhe partnerëve apo ish-partnerëve të tyre, që tregojnë pikërisht këtë gjë: mallkimi është tejet real!

Kliko per me shume info

Duke nisur që nga ish-bashkëshorti i Khloe Kardashian, Lamar Odom, lojtar basketbolli, nuk luan më në NBA, dhe po ashtu Tyga, ish-i dashuri i Kylie-t, humbi goxha simpati dhe hyri në borxhe kur nisi të dilte me 20-vjeçaren.

Edhe Kanye West, bashkëshorti i Kim Kardashian, sikur nuk shfaqet më aq normal sa më parë, dhe bën deklarata tërësisht pa sens logjik.

Nuk mund të harrohet as Bruce Jenner, bashkëshorti i Kris Jenner, i cili u kthye në grua disa vite më parë. Edhe babai i vajzave, Robert Kardashian, ndërroi jetë, duke e lënë gruan vejushë dhe matriarke të familjes.

Motrat Kardashian mos janë Meduza moderne gjë?

Viktima më e fundit e klanit Kardashian është i dashuri i Kendall Jenner, basketbollisti Blake Griffin. Së fundmi, ai pësoi një dëmtim në gju, që e pengon të luajë. Edhe skuadra e tij “Clippers” e ka pisk këtë sezon, me humbjet që ka pësuar.

Vetë shokët e skuadrës së Blake e konsiderojnë seriozisht mallkimin, sipas burimeve të Hollywood Life. Nga ana tjetër, e keni parasysh që nuk mund t’i kesh të gjitha në jetë.

Megjithatë, motrat Kardashian janë goxha ekstreme: Kur nis të të ecë dashuria me to, të shkon tatëpjetë gjithë pjesa tjetër e jetës!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.