“Nuk më lejon të takoj fëmijët pas divorcit”, nëna denoncon ish-burrin

Një 38-vjeçare ka denoncuar ish-burrin e saj, pasi nuk e lejon të takojë dy fëmijët e saj të mitur.

Gruaja nga Tirana thotë se pas divorcit, ish-bashkëshorti i saj 43-vjeçar e ka kanosur me fjalë, gjë për të cilën asaj i është dhënë Urdhëri i Mbrojtjes.

Kliko per me shume info

Njoftimi i Policisë:

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.M, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, nuk lejon të takojë dy fëmijët e mitur, si dhe në rrjetet sociale, ka kanosur me fjalë ish-bashkëshorten O.M, 38-vjeç, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha: Tahiri në parlament, mesazh që ai di shumë sekrete

Materialet i kaluan Gjykatës së Tiranës për akuzën e “për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here