Federika Mogherini: Nuk kam asnjë koment për hetimet ndaj Saimir Tahirit!

Zyrtarja e diplomacisë në Komisionin Europian, Federika Mogherini ka lënë pa përgjigje pyetjen e gazetares Erisa Zykaj në lidhje me çështjen penale të hapur në Shqipëri ndaj Saimir Tahirit.

Në një dalje para medias me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, Mogherini tha se ishte një rregull i saj i artë që të mos komentonte hetimet që janë në vazhdim.

Kliko per me shume info

“Siç e thashë, jo vetëm në komentet e mia, lufta kundër kultivimit dhe trafikimit duhet trajtuar në mënyrë serioze, me vendosmëri dhe më mbështetje politike që kjo të ndodhë në mënyrë serioze dhe me agjensitë e zbatimit të ligjit që të bëjnë detyrën.

Agjencitë e ligjit po bashkëpunojnë më agjensitë partnere të BE-së siç është Guardia di Finanza e Italisë dhe sic më kanë thënë edhe me gjyqësorin italian.

Rregulli i artë është të mos komentoj hetimet që janë në vijimësi. Unë respektoj punën e gjyqësorit, aq sa nuk mund ta vë në qendër të komenteve të një institucioni tjetër” tha Mogherini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.