Familjet e gjyqtarëve të vrarë Falcone e Borselino: Nuk gëzohemi me vdekjen e Toto Riinës

Kliko per me shume info

Një trëndafil i zi dhe thirrja “SHHH”, është nderimi që i bën e bija kryemafiozit të Koza Nostrës, Toto Riina, i cili vdiq në burgun e Parmës. Ndërsa të afërmit e Falkones dhe Borselinos tregojnë se nuk e falin për atentatet mafioze. Ndërkohë, për të nuk do të ketë funeral publik.

Vdekja e kryemafiozit të Koza Nostras, Toto Riina, natyrisht ka shkaktuar reagim ndërkombëtarë dhe sidomos brenda Italisë. Gjatë së premtes dolën zëra për një funeral publik të një stili që i shkon përshtat një bosi të mafias. Por shumë shpejt këto zëra u përënjeshtruan nga autoritetet: “Nuk do të ketë funeral publik”, thotë kisha italiane.

Kliko per me shume info

Një trëndafil të zi dhe fytyra e një femre me një gisht tek goja dhe me mbishkrimin “Shhh”. Ky është profili i rrjetit social të Maria Konçeta Riina, e bija e bosit të mafias së rrezikshme Siçiliane i cili vdiq në spitalin e burgut të Parmës. Poshtë postimeve të së bijës janë dhe mesazhe të ndryshme ngushëllimi. Riina kishte 4 fëmijë: më e vogla e 2 vajzave jeton akoma në Korleone, ndërsa e madhja, Maria Konçeta është transferuar prej vitesh në Pulia.

Duke komentuar vdekjen e “Kapos së Kapove”, siç emërtohej Riina, motra e prokurorit të Xhovani Falkone të vrarë në një atentat mafioz thotë: “Nuk gëzohem për vdekjen e tij, por nuk mund t’a fal. Ashtu si më mëson feja ime mund t’a falja nëse ai do të pendohej, por nga ai nuk ka ardhur kurrë asnjë shenjë pendese”.
Gjithashtu për vdekjen e kapos së Koza Nostrës është prononcuar edhe vëllai i gjykatësit Paolo Borselino, i cili ishte gjithashtu viktimë e Toto Riinës. “Shumë persona do të gëzohen pasi Riina, duke vdekur nuk mund të flasë më”, thotë ai.

Dhe komentit të tij i janë shtuar faktet. Në një zonë të Napolit është shpërndarë një njoftim, në të cilin shkruhet se “me shumë gëzim lajmërohet vdekja e Salvatore Riina”.

Ndërkohë, nga ana tjetër Kryetarja e Komisionit Parlamentar Antimafia, Rozi Bindi paralajmëron se me vdekjen e Toto Riinës nuk ka ardhur dhe fundi I mafias siçiliane. Natyrisht kjo deklaratë pasqyrohet edhe tek banorët e qytezës Korleone. Shumë prej qytetarëve të kësaj zone ngurrojnë të japin një koment për vdekjen e kryemafiozit, për shkak të frikës.

Ndërsa Prokurori Italian i Antimafias dhe Antiterrorit jep një paralajmërim të rëndësishëm. Franko Roberti thotë se tani duhet hetuar me shumë vëmendje se kush do të emërohet “kapo” i Koza Nostrës pas vdekjes së Riinës./abcnews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.