Familja nga Kruja alarmon policinë: Na gjeni vajzën, e nisëm në shkollë, por nuk u kthye në shtëpi

Një familje në qytetin e Krujës po kalon momente të vështira, pasi vajza e tyre vetëm 13-vjeçe rezulton të jetë zhdukur që prej ditës së djeshme.

Denoncimin në policinë e Krujës e ka bërë motra e vajzës së mitur D.P.

Kliko per me shume info

Sipas rrëfimit të 24-vjeçares në ambientet e policisë motra e saj 13-vjeçare është nisur si çdo ditë në shkollë, por dje në mbarim të mësimit nuk është kthyer në shtëpi.

LEXO EDHE:  Vrasin me thikë 19-vjeçarin grek, policia shpall në kërkim 3 shqiptarët

Ndërsa familja nuk ka dijeni për vendndodhjen, policia e Krujës është vënë në lëvizje për gjetjen e së miturës.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për gjetjen e shtetases:
• D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë.
Më datë 17.11.2017 ka bërë kallezim motra e saj, shtetësia A. L. 24 vjeçe, banuese në Krujë pasi shtetësia D.P. pasi mbarimit të mësimit nuk është kthyer në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here