Faktet/ Hilja e PS-së me emërimin e pasardhësit të Llallës

Prej disa ditësh, në kuadrin e skandalit Tahiri dhe bombave të tjera që priten të shpërthejnë, mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në një debat të nxhehtë lidhur me atë që do ta pasojë kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Kliko per me shume info

Socialistët mbrojnë tezën se mandate i shefit actual të prokurorisë skadon në 2 dhjetor ndaj ai duhet të zëvendësohet urgjentisht nga parlamenti. Nga ana tjetër opozita bërtet se kjo është një manovër për të prishur dosjet e nxehta që janë në hetim duke vendosur në krye të institucionit një servil të Edi Ramës. E gjithë kjo përplasje bëhet edhe më e ashpër sepse ndryshimet e reja që u bënë në kuadër të reformës në drejtësi parashohin një procedurë tjetër për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm: Ato sanksjonojnë se ai duhet të zgjidhet përmes këshillit të larta të Prokurorisë, një organ i ri që nuk është themeluar ende.

Pikërisht në mes të këtij debati ndërhynë edhe përfaqësuesit e OPDAT-it dhe EURALIUS-it, që shpesh kanë qenë në qendër të kritikave për anshmërinë e tyre. Më nje argumentim juridik ata u munduan të japing zgjidhje. Sipas tyre kushtetuta nuk parasheh asnjë mundësi që mandate i Llallës të zgjatet. Prandaj ata propozuan zgjedhjen e një kryeorokurori të ri nga parlamenti. Sipas tyre ai do të jetë i përkohshëm, aq kohë sa do ti duhet për tu ngritur organit të ri si Këshilli i lartë i prokurorisë. Dhe ajo që bëri më shumë përshtypje qe propozimi i OPDAT-it dhe EURALIUS-it, që kuvendi duhet ta zgjedhe pasuesin e llallës vetëm me shumicë të thjeshtë, pra vetëm me votat e PS-së.

Pikërisht ky propozim për tia lënë në dorë shumicës qeverisëse kryeprokurorin e përkohshëm e ka bërë ish ministrin e drejtësisë, Ylli Manjani të akuzojë se dy organizmat këshillimorë juridikë ndërkombëtarë kanë vepruar me porosi të kryeministrit.

Pyetja e parë që ngrohet është: Pse është vonuar konstituimi i Këshillit të lartë të prokurorisë? Mos vallë për të vajtur drejt kësaj zgjidhjeje, që prokurorinë ta kapte qeveria? Me anë të një neni kalimtar që ia delegon parlamentit zgjedhjen e tij

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here