Aksidenti i eskortës së Ramës, dy të plagosur rëndë dërgohen në Turqi

Aktualitet

Tre punonjësit e Gardës të aksidentuar sot në Korçë në një aksident ku u përfshinë dy makina të eskortës së kryeministrit Rama ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se dy prej tyre do të dërgohen në Turqi për mjekim më të specializuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

Në aksident u përfshinë dy makina të eskortës së kryeministrit Rama, një "Golf" dhe një furgon.

Eskorta e Kryeministrit po shkonte drejt Korçës, ku u zhvillua mbledhja e përbashkët me qeverinë e Kosovës.

ME TE LEXUARAT