Erion Isai flet pas largimit nga “Portokallia”: Me Altin Bashën as nuk përshëndetemi

Aktori i humorit, Erion Isai i cili ishte pjesë e trupit të aktorëve të spektaklit “Portokalli” ka qenë i ftuar në programin ‘’Thumb’’ të kësaj fundjave.

Erioni është edhe skenarist dhe regjisor dhe sikundër ka paralajmëruar edhe më parë pritet që të sjelli një program të vetin me Besin së shpejti.

Kliko per me shume info

Para pak kohësh Erioni është larguar nga “Portokallia” dhe madje flitej se ai nuk është ndarë aspak mirë me regjisorin e emisionit Altin Bashën. Ai është pyetur nga gazetarja lidhur me këtë çështje dhe për herë të parë ka treguar hapur:

“Po as nuk përshëndetemi, nuk dua që për njerëzit që kam ndarë punën edhe bukën (në kuptimin figurativ) të flas e të bëj publike marrëdhënie që nuk i takojnë një publiku të gjerë”- tha Erioni duke mos dhënë më shumë detaje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here