Era merr përpara avionin në aeroportin e Ronaldos

Soft

Erërat janë shkaktarë që shumë fluturime shtyhen apo anulohen, derisa edhe aterrimi është me shumë vështirësi. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në një nga aeroportet më të rrezikshme në botë.

“Madeira Airport”, i njohur dhe si “Cristiano Ronaldo International Airport” është një nga vendet më të vështira për të ulur aeroplanin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Erërat e forta, si dhe një pistë e shkurtër që përfundon në oqean e bëjnë më të vështirë për pilotët, të cilët kanë nevojë për një trajnim shtesë. Një i tillë është filmuar teksa lufton të ulet në pistë, përcjell albinf.

Aeroplani shihet se si ulet me shumë vështirësi, por për fat të mirë, piloti e ulë atë pa pasoja.

ME TE LEXUARAT