Edi Rama nuk është i panjohur për veshjet e çuditshme me të cilat shfaqet edhe në evente ndërkombëtare, por fotoja e mëposhtme kalon çdo pritshmëri.
Por s’do mend të kuptosh që Rama është mjeshtër i Marrëdhënieve me Publikun, e padyshim që përdor edhe veshjen e tij për të përcjellë mesazhe të caktuara.
Pas sulmit që kryeministri i bëri gazetarëve në ditën që votohej për imunitetin e Saimir Tahirit, ishte gazetarja dhe moderatorja e njohur Eni Vasili, e cila pasi dënoi arrogancën e Ramës tha se gjithçka ishte strategji e kryeministrit për të larguar vëmendjen nga çështja e nxehtë e ditës.
Por është po Vasili, e cila bie pre e “taktikës” së Ramës për të larguar vëmendjen nga “çështjet e mëdha”.
Pasi sot faqja zyrtare në Instagram e emisionit të Vasilit “Studio e Hapur” ka publikuar foton e Ramës me çitjane, duke shkruar:
😂po ne perseri per ceshtjen Tahiri, qeverine dhe protestat e opozites do te flasim serisht sonte ne oren 21.00. Na ndiqni #studioehapur #news24.”, shkruhet në faqen zyrtare në Instagram të “Studio e Hapur”.