Ëndrra Amerikane, Trump merr vendimin që ‘’shkatërron’’ planet e shqiptarëve

Kliko per me shume info

Trump jep urdhërin e ri për Lotarinë Amerikane.

Pas deklaratës së mëhershme ku ka urdhëruar “verifikim ekstrem” të emigranteve, pasi policia ka arrestuar një shtetas nga Uzbekistani, presidenti i SHBA-së Donald Trump i bëri thirrje Kongresit që t’i japë fund programit të lotarisë amerikane, shkruan Daily Mail.

Kliko per me shume info

Ai i bëri komentet pasi tha në Tëitter se autori uzbek i sulmit të djeshëm në Nju Jork, kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara me një vizë imigracioni të njohur si lotaria amerikane.

“Po filloj sot procesin e eliminimit të Programit të Lotarisë Amerikane. Do t’i kërkoj Kongresit që të fillojë menjëherë punën për t’i dhënë fund këtij programi, Lotaria e Diversitetit tingëllon mirë, por nuk është diçka e mirë. Nuk ka qenë diçka e mirë. Ne kemi qenë kundër”, tha zoti Trump.

Presidenti Donald Trump bëri thirrje për masa imigracioni, mbështetur në një sistem meritash, pasi shkruajti në Tëitter se autori uzbek i sulmit të djeshëm në Nju Jork, kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara me një vizë imigracioni të njohur si lotaria amerikane.
“Ne do t’i japim fund kësaj çmendurie”, u shpreh presidenti, i cili ia atribuoi ekzistencën e programit të Departamentit të Shtetit për llotarinë amerikane, kreut të demokratëve në Senat, Chuck Schumer.
Senatori Schumer luajti një rol të rëndësishëm në hartimin e legjislacionit për programin në vitet 1990. Ai tha të martën me anë të një deklarate, se “gjithmonë kishte besuar dhe vazhdonte të besonte se imigracioni është diçka e mirë për Amerikën”, duke propozuar që zoti Trump të përqendrohej në një “zgjidhje reale” për financimin kundër terrorizmit.
Megjithëse zoti Trump ia atribuoi programin senatorit Schumer, kreu i pakicës në Senat ishte anëtar i një grupi dypartiak me tetë ligjvënës që në vitin 2013, hartuan një paketë Gjithëpërfshirëse Reformash Imigracioni që do ta eliminonte krejtësisht lotarinë amerikane. Projekt-ligji u miratua nga Senati por nuk u votua nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe si rezultat skadoi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.