EMRAT/ Rama: Këta janë 3 politikanët e PD që vlerësoj më shumë

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarja Eni Vasili në emisionin “Studio e Hapur” se cilët janë 3 politikanë të Partisë Demokratike që ai vlerëson më shumë.

“Aty ka pasur dhe ka njerëz me vlerë, problemi është që vlerat mund të shfaqen kur krijohen kushtet. Edhe Luli e bëri këtë kur i doli kushti. Alfred Sarreqi, ministri i parë i jashtëm i qeverisë demokratike, njeri i kulturuar e dinjitoz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një tjetër që më dukej si i vetmi që përdorte lapsin ishte Ridvan Bode,pavarësisht të gjithave ishte një person që bënte diferencën. Po të mos ishte ai, Berisha do vazhdonte të ndërtonte piramida.

Të tretin do thoja Jozefina Topalli, për një fakt që meriton respekt, një njeri konseguent deri në fund edhe në gabimin e vet,” tha Rama./BW/

ME TE LEXUARAT