EMRAT/ Kush janë dy skafistët shqiptarë të kapur me gomonen me drogë drejt Greqisë

Aktualitet

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me operacionin anti-drogë të Policisë greke që çoi edhe në kapjen e gomones me 1.6 ton drogë të nisur nga Shqipëria.

Deri tani policia greke në kuadër të këtij operacioni ka arrestuar 11 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë, 2 italianë, 2 grekë dhe 1 bullgar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat greke shkruajnë se 2 nga skafistët janë nga Saranda dhe i treti është italian.

Njëri nga skafistët është identifikuar si Arban Baxheri, 32-vjec dhe tjetri me emrin Ervis, të dy nga Saranda.

Dy personat janë me precedentë penalë, ndërsa skafisti italian është 62 vjeç, i skeduar për trafik narkotikësh.

ME TE LEXUARAT