Emigrantja shqiptare në Angli i dërgon 2 mijë euro fierakut që hiqej si Ardit Gjebrea

Kliko per me shume info

Një histori ndryshe është treguar ditën e sotme në emisionin “E diela shqiptare” ku një grua ka rrëfyer se si u mashtrua nga një djalë nga Fieri duke i zhvatur para.

Zonja Bujana tregoi për publikun se ajo kishte komunikuar me dikë, i cili i fliste asaj në emër të stafit të “E diela shqiptare”. Ajo i kishte treguar atij historinë e saj duke i kërkuar të jetë pjesë e emisionit. Por diçka e çuditshme ka ndodhur me të.

Kliko per me shume info

Ndërkohë që flisnin për emisionin, djali i kishte kërkuar asaj para për rastin e një vajze të sëmurë, gjithmonë në emër të stafit. Zonja e cila banon në Londër kishte pranuar t’ja dërgonte këtë shumë parash nëpërmjet agjencise se transfertave.

Porfili me emrin Eltion Gjoka nuk ishte mjaftuar me kaq, por kishte kërkuar sërish para dhe kësaj rradhe një shumë të majme prej 2000 eurosh.

Menjëherë zonja kishte dyshuar dhe i kërkonte atij vazhdimisht të takohej me Arditin, por justifikimet e tij nuk kishin fund.
Ardit Gjebrea konfirmoi se ky profil ishte i rremë dhe bashkë me zyrën e krimit teknologjik kanë zbuluar se personi në fjalë quhet Ramadan Metushi.

Bujana priste sot në studio babanë e saj por u çudit shumë, kur përball saj erdhi pikërisht personi që e kishte mashtruar.
Me kokën ulur djali nga Fieri rrëfeu:

“Kisha një faqe në Facebook me shumë miq dhe e ktheva në faqen e “Ka një mesazh për ty. Pas disa kohësh shkruajti zonja që donte të ftonte babanë e saj dhe unë i ktheva mbas disa muajsh që do të ndihmojmë. Hiqesha sikur punoja në këtë emision dhe kështu veprova. E di që gabova”.

Ramadani i penduar kërkoi ndjesë për të gjithë mashtrimin. Vetë Arditi dhe Bujana pranuan faljen e tij por ai do të vazhdojë procedurat me organet përkatëse për të marrë dënimin e merituar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.