Ema Andrea flet për zhveshjen në teatër: Shfaqja është përfolur me profesionalizëm

Kliko per me shume info

Shfaqja “Nëna dhe fëmija” në teatër, ku interpretoi Ema Andrea ka bërë shumë bujë pas lajmeve se aktorja e njohur doli në skenë gjysmë nudo.

Rrjetet sociale po ashtu e kanë komentuar gjatë këtë dramë të fortë psikologjike që mbërrin deri te kompleksi i Edipit dhe përmban edhe skena të forta.

Kliko per me shume info

Aktorja Andrea e cila luante rolin e nënës, ka thyer tabutë në teatër ku ka zbuluar gjoksin dhe ka rrënqethur publikun me interpretimin e saj.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, Ema është shprehur se s’ka lexuar askund fjalë fyese ose shkrime që e sulmonin.

“Nuk është përfolur shumë, di që është shkruar me profesionalizëm zhveshja në shfaqje. Është folur shumë nga ana profesionale. Megjithatë nuk më është dukur e tepërt, por përmbajtjet kanë qenë pozitive përgjithësisht. Nuk do të doja që ta ngjisja në skenë këtë shfaqje, publiku afër të jep shumë emocion. Teatri për mua është shtëpia ime. Matia është djalë fantastik, nuk mund të ekzistoja në këtë rol pa të”, tha Andrea.

Ndërkohë, Matias tha për “Jo vetëm modë” se fillimisht e ka patur të vështirë këtë rol, por Andrea e ka këshilluar të mos e komplikojë shfaqjen dhe të bëjë qejf, shkruan Klan.

“Në këtë rol jam ndjerë shumë mirë. Në rol fillimi është pak i vështirë. Ema më ka këshilluar të mos e komplikoj shfaqjen, “bëj qef më tha”. Pjesa më e vështirë është kur djali thyhet, ai është i “çmendur”, pasi shpreh shumë emocione bashkë. Nëna ime e ka parë shfaqjen dhe më tha: Bravo zemra ime, por unë qava me Emën ”, tha Llupas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.