Elvana Gjata rikthehet në Shqipëri, merr pjesë në koncertin e motrës

Migena Gjata sopranoja shqiptare që ka tërhequr vëmendjen e kritikës e mediave gjermane prej vitesh me zërin e saj, performoi për publikun kryeqytetas të shtunën në mbrëmje (4 Nëntor). Ashtu sikurse ishte paralajmëruar sopranoja mbajti koncertin e saj me veprat e Schumann, Wolf, Schubert, Webern dhe e mbylli mbrëmjen me Strauss në kuadër të tetorit gjerman. Ne piano Migena shoqërohej nga Günther Albers.

Salla e Akademisë së Arteve ish mbushur plot e përplot me artdashës të cilët shijuan çdo moment të performancës. Në fakt Gjata kish zgjedhur që hyrja të ishte e lirë për këdo që dëshironte të shijonte vlerat e muzikës operistike. Kështu të gjithë mundën të admironin “timbrin e kadiftë e simpatik, fleksibël si në notat e poshtme ashtu dhe në ato të lartme pa asnjë lloj sforcimi”, “vokalin e shkëlqyer e të çmuar mozartian”, “vokalin shumë shprehës dhe plot magji” dhe siç opernnetz.de, waz.de dhe Lokal-Anzeiger e kishin cilësuar, shkruan opinion.al.

Kliko per me shume info

Në sallë përveç personazheve të famshëm (Jonida Maliqi, Marsela Çibukaj, Valdrin Sahiti, Dalina Buzi, Julka Gramo, Ervin Kurti, etj.) sigurisht nuk mund të mungonin prindërit e Migenës dhe motra e saj Elvana Gjata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here