Çështja “Habilaj”/ Deputetja e PS shpërthen ndaj gazetarëve: Mos vazhdoni lojën e kazanit

Politikë

Deputetja e PS-së Elona Gjebrea ka folur sërish sot para gazetarëve në lidhje me informacionet e publikuara se është thirrur nga prokuroria për t’u pyetur për çështjen “Habilaj”.

Gjebrea ka reaguar ashpër ndaj gazetarëve, të cilëve u është drejtuar me fjalët e kryeministrit që të mos vazhdojnë me "lojën e kazanit".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në radhë të parë përdorni etikën dhe mos vazhdoni lojën e kazanit. Të manipuloni, të përdorni shpifjen. Unë do shkoj në prokurori dhe do përgjigjem për çdo gjë. Jam fare e qetë. Nuk kam shkuar dhe jam e gatshme të shkoj në prokurori. Nuk më ka thirrur njeri akoma”, tha Gjebrea.

ME TE LEXUARAT