Elbasan/ Po kalonte rrugën, emigranti përplas kembesoren

Aktualitet

Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësoreje ka ndodhur para pak orësh në rrugën Elbasan-Metalurgjik. Sipas raportimeve të para, gruaja është aksidentuar nga një automjet.

Menjëherë kanë mbërritur forcat e policisë dhe ka nisur puna për zbardhjen e aksidentit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E plagosura është dërguar në spital, për të marrë ndihmën mjekesore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.11.2017 në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji mjeti tip “Nissan” me targa Italiane ET 437 FJ drejtuar nga shtetasi P.P., 59 vjeç banues në Itali ka aksidentuar një këmbësore. Shtetasja A.M., 48 vjeçe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit në Komisariat dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT