Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E.Liçi, 26 vjeç banues në Elbasan.
R. Beqiri, 19 vjeç banues në Elbasan.
D. Mama, 24 vjeç banues në Elbasan
Arrestimi i tyre, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në mjetin tip “Audi A3”, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.