Ekzekutoi avokatin në mes të Athinës, policia zbulon të shkuarën e errët të 32-vjeçarit shqiptar

Pas kapjes së autorit të vrasjes së avokatit grek në mes të Athinës, Mixalis Zafeiropoulos, mediat greke kanë zbardhur dosjen kriminale të shqiptarit 32-vjeçar.

Ai ka precedent penal që prej vitit 2007 për dy raste përdhunimi. Historia fillon që në vitin 2007.

Kliko per me shume info

Mikela Brahimas (me këtë emër njihet në dosjen penale greke), në Janar të vitit 2007 së bashku me bashkëpunëtorët e tij ju afruan një fuoristrade të zezë në Athinë, brenda së cilës ishte një vajzë 18- vjeçare dhe partneri i saj.

Fillimisht ata i kërkuan çiftit para dhe më pas e detyruan partnerin e vajzës që të dilte nga makina. Në sediljen e shoferit u ul 31-vjeçari shqiptar dhe u larguan në një distancë më të sigurt.

Ata kishin marrë me vete edhe vajzën 18-vjeçare, me të cilën Brahimas abuzoi seksualisht. Në atë kohë, ajo tregoi për autoritetet të gjithë ngjarjen. “Më pyeti sa vjeç jam, nëse jam e lidhur. I thashë që jam e virgjër. Ai filloi të fliste pa kuptim: ‘Do të të tregoj se si është’. Unë po qaja, ai ngriti dorën dhe tha ‘pusho moj k****’. Që të më linte të ikja, bëra çfarë më tha. Tha ‘mba qetësi që të mos na dëgjojnë”. Pas këtij rasti, shqiptari ishte autor i një tjetër abuzimi seksual.

Vetëm pak muaj më vonë, më 29 Nëntor 2007 sërish me një bashkëpunëtor ju afrua një tjetër makine. Ata thyen xhamin me gur dhe nxorrën me forcë nga automjeti partnerin e një vajze 19-vjeçare dhe më pas u larguan drejt një zone të shkretë.

Nën kërcënimin se do ta vriste, ai kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me 19-vjeçaren. “Ose do të qëndrosh ose do të të vras, nuk do të të çoj kurrë në shtëpi. Ose do të bësh çfarë të them unë ose fund”, i tha shqiptari vajzës greke. Mikela Brahimas u arrestua dhe u dënua me 25 vite burg edhe për grabitje, por u lirua në vitin 2015 për shkak të një ligji të ri për të burgosurit.

Pasi doli nga qelia, 32-vjeçari u largua drejt Shqipërisë për një kohë të pacaktuar duke kaluar ilegalisht nga kufiri jeshil dhe më pas u rikthye në Greqi. Ndërsa më 12 Tetor 2017 Mikela Brahimas me një bashkëpunëtor që është në kërkim ekzekutuan avokatin e njohur grek Mixalis Zafeiropoulos në studion e tij në mes të Athinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.