Tronditet Kruja, shpërthim eksplozivi në market, për herë të dytë

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur pas mesnatës në një market në Krujë.

Më datë 23.11.2017, rreth orës 01:05 në fshatin Zezë, Njësia Administrative Nikël i është vendosur një sasi e vogël lënde eksplozive dyqanit ushqimor të shtetasit Gëzim Meta 57 vjeç.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXO EDHE:  PLASIN protestat/ Kuksianët bashkohen NJËZËRI: LIROJINI vëllezërit tanë!
Kliko per me shume info

Materialet kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi I pronës me eksploziv ” parashikuar në nenin 152 të Kodit Penal.

Mësohet se shpërthimi tek dyqani në fjalë ka ndodhur kësaj radhe për herë të dytë pasi pronës së 57-vjecarit i është vendosur tritol edhe më parë.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here