U kap me drogë, deklarata befasuese e efektivit në gjyq: Ja çfarë nuk tregova kur hyra në polici

Aktualitet

Ka befasuar me deklaratën e tij në sallën e gjyqit polici Fatmir Meço, i cili u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në Policinë e Durrësit pas një hetimi disa mujor me metoda speciale, përfshirë edhe përgjimet.

Ne seancen e sotme i pandehuri Fatmir Meço ka pohuar se është përdorues, por nuk e ka deklaruar këtë fakt kur është futur në Polici.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jam përdorues i kanabis sativës. Para 2.5 vjetësh kam nisur punën në polici. Kur hyra në polici nuk e deklarova qe isha përdorues droge. Kisha detyrë si polic ruajtjen e Rendit dhe qetësisë publike, por une kam edhe nje jete private”- ka thene ai.

Trupi gjykues i perfaqesuar nga Petraq Curi vendosi si mase sigurie “arrest ne burg” per dy te arrestuarit per narkotike: Fitim Selaci dhe Fatmir Meco (efektivi i policise).

Gjykata e vlereson te ligjshem arrestimin e tyre dhe urdheroi te merret masa shtrenguese ajo e arrestit ne burg.

ME TE LEXUARAT