Eduard Halimi sulmon Manjën në Komisionin e Ligjeve: Mos u sill si kamikaz i Edi Ramës!

Anëtari i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, ka sulmuar kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, gjatë mbledhjes se sotme.

Gjatë debatit ai i ka kërkuar kryetari të komisionit, Ulsi Manja të mos sillet si kamikazi i kryeministrit Edi Rama.

Kliko per me shume info

“Kjo është për t’i dhënë institucioneve çdo gjë që ata kërkojnë. Që mos kenë alibi që nuk i futëm dot në burg kriminelët se s’kishim fonde. Bëre gabim që sulmove prokurorinë.”- tha Halimi.

Nga ana tjetër, deputeti socialist, Manja tha se Halimi është në anën e krimit, ndërsa ai në anën e shtetit.

“S’ka asnjë vlerë, nuk të marr leje ty se çfarë do bëj. Këtu jam kryetar, atje jam deputet. S’kam mbrojtur kurrë kriminelë. S’kam qenë avokat si ti”- u shpreh deputeti Ulsi Manja.
Ndërsa deputeti Halimi I është kundërpërgjigjur sërish, duke thënë se “Më mirë të jesh avokat se të merresh me këtë politike të neveritshme. Sistemi i drejtesise ne kolaps. Mungojnë 39 gjyqtare. Kambanat per ke bien? Kush e do kolapsin. Opozita jo. E do qeveria. Se ate kontrollon drejtësia”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here