“E vërteta thuhet sic është dhe jo siç e do ti Z. Kryeministër”

Kryeministri Edi Rama prej gati dy javësh vazhdon sulmet e pandashme ndaj medias. Një sulm që filloi jo krejt rastësisht nga kreu i qeverisë i cili është vetë një gazetarë dhe mjeshtër i artit të fjalës.

Sulmet e Ramës ndaj medias filluan me akuza të forta disa kohë më parë për kazanin mediatik, ku përfshihen të gjithë miqtë e tij, shumica biznesmenë dhe njerëz që Rama i ka ushqyer vazhdimisht me tendera dhe fonde thjeshtë dhe vetëm ti kishte nën vëzhgim.

Kliko per me shume info

Askush nuk mund ta mohojë Koço Kokëdhimen, Artan Dulakun e shumë e shumë pronarë e botues mediash, që nuk janë kazani i medias, por janë kazani i Edi Ramës.

Përtej tyre qëndrojnë gazetarët që po sulmohen dhe fyhen me papërgjegjshmëri nga kryeministri thjeshtë dhe vetëm për të tërhequr vëmendjen.

Rama sot tregoi se është mërzitur me median dhe pse i sulmon ato, ai tha se ata nuk thonë të vërtetën. Ky është problemi i vërtetë që ka Edi Rama, por ka vetëm një detaj. Ai do të vërtetën që i pëlqen atij, jo atë që ndodh, që prekin dhe shohin qytetarët çdo ditë, Edi Rama do të vërtetën e gënjeshtërt e cila është propaganda për qeverinë e tij.

Edi Rama i sulmon gazetarët sepse shumica e tyre nuk i thonë se ai i ka çitjanet e bukura, sulmon gazetarët sepse ata i shajnë zhgarravinat e tij që ai i quan piktura, sulmon gazetarët sepse ata i thonë që Shqipëria u mbulua me kanabis, sulmon gazetarët sepse i thonë që ministrat e tij janë të korruptuar dhe hajdutë.

E vërteta e Edi Ramës nuk është e lidhur me realitetin, me krimin dhe drogën. Ai kërkon të vërtetën e ëndrrave të tij, atë të vërtetë që ideon dhe kërkon ta propagandojë nga një ushtri mercenarësh në kryeministri, jashtë saj në kazanin mediatik të financuar prej tij.

Kryeministri ynë ka një problem me gazetarët sepse ata nuk thonë të vërtetën që i pëlqen atij dhe kur vetë Rama thotë se gazetarët nuk e thonë të vërtetën, atëherë ata qenkan në rrugën e duhur. I shan apo i sulmon Rama, kjo nuk ka shumë rëndësi, mjafton që një politikan, kryeminsitër i vendit, të jetë i mërzitur me gazetarët për punën e tyre dhe sesi ata e shikojnë realitetin ndryshe nga kryeministri, për të thënë se gazetarët e kanë bërë mirë apo shumë mirë punën e tyre.

Sulmet dhe akuzat e Ramës ndaj gazetarëve janë thjeshtë dhe vetëm dekorata për ta sepse kurrësesi nuk duhet të jenë në krah apo të pëlqehen nga kryeministri.

Megjithëse kreu i qeverisë kontrollon shumicën e mediave në vend, ka edhe gazetarë që e mërzisin dhe thonë të vërtetën e cila thuhet nga gazetarët ashtu siç është dhe jo siç i pëlqen Edi Ramës apo pronarëve të kazanit të tij mediatik.

Nga Elvi FUNDO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here