E rëndë në Tiranë, një 25-vjeçar përdhunon një vajzë në shtëpinë e saj

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Tiranë, ku mësohet se një djalë i ri, ka përdhunuar një vajzë në banesën e saj.

Sipas bluve, i riu, G.J.,25 vjeç, banues në Tiranë është në hetim nga Prokuroria e Tiranës në gjendje të lirë pasi akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, parashikuar nga Neni 102 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info

Njoftimi bëhet me dije nga Policia e Tiranës e cila thotë se më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.J.,25 vjeç, banues në Tiranë.

“Ai dyshohet se, ka hyrë në banesën e një shtetaseje dhe dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Punohet për kapjen e G.J”, thanë burimet nga Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.