E rëndë në Rrogozhinë, një 31 vjeçar vdes gjatë punës

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë ditën e sotme, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se viktima me inicialet Sh.D, ka qenë duke punuar me betoniere në një magazinë ku aksidentalisht ka rënë më pas në kontakt me rrymën elektrike, kontakt i cili rezultoi fatal për të riun.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.10.2017, në Rrogozhinë, shtetasi SH.D, vjeç 31, banues në Rrogozhinë, duke punuar me betoniere në magazinën e shtetasit DH.B, vjeç 45 banues në Rrogozhinë, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, si ngjarje aksidentale.

ME TE LEXUARAT