E rëndë në Maqedoni, qëllohet me 5 plumba futbollisti

Një ngjarje e rëndë kaa ndodhur në Shkup, mbrëmjen e sotme, ku mësohet se një person është qëlluar me 5 plumba.

Sipas të dhënave, bëhet fjalë për futbollistin maqedonas, Martin Janushev.
Incidenti i armatosur thuhet të ketë ndodhur në rrugën “Vladimir Komarov”, në komunën e Aerodromit, periferi e Shkupit.

Kliko per me shume info

Agjencia zyrtare maqedonase e lajmeve “MIA” njofton se shënjestra është qëlluar me 4-5 plumba në kokë dhe qafë.
Kalimtarë të rastit të ndodhur në vendngjarje thonë se e kanë marrë atë në një automjet privat, por pa saktësuar nëse e kanë transportuar për në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie. Mësohet agresori është larguar nga vendi i ngjarjes, por duke lënë armën në vendin e krimit.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here