E rëndë në Londër, taksia përplaset me turmën e njerëzve në trotuar

Londra tronditet sërish! Mësohet se një këmbësor është plagosur rëndë pasi një taksi u përplas me turmën e njerëzve pasi u fut në trotuar

Incidenti ndodhi në rrugën “Southampton”, dhe sipas policisë nuk besohet të ketë lidhje me sulm terrorist.Dy persona po mjekohen në ambulancat që erdhën menjëherë në vendngjarje.

Kliko per me shume info

Qarkullimi në kryqëzimin ku ndodhi aksidenti është bllokuar nga policia deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia raportoi se dy automjete janë përfshirë në përplasje. Shoferi i taksisë është dërguar menjëherë në rajonin e policisë.

Një dëshmitar okular tha se kishte dëgjuar të bërtitura teksa këmbësorët përpiqeshin të largoheshin sa më shpejt të ishte e mundur nga zona e rrezikut.
Ngjarja erdhi një ditë pasi një terrorist i grupit ISIS sulmoi me kamionçinë disa vrapues e çiklistë në një pistë biçiklete në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, ku mbetën 8 të vdekur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.