E rëndë në Berat, grabitësit hyjnë me armë në shtëpi, plagosin bashkëshortët

Dy bashkëshortë janë plagosur mbrëmjen e të martës në Berat prej disa personave që hynë në banesën e tyre për të grabitur.

Lajmi bëhet me dije nga policia e cila theksoi se rreth orës 21:15, në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Donofrosë, Ura Vajgurore, disa persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit O.B.

Kliko per me shume info

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se :

Shtetasi O.B, 57 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.B , 55 vjeçe, kishin dëmtime të lehta në pjesën e kokës jashtë rrezikut për jetën.

Nga deklarimet paraprake të bashkëshortëve rezulton se disa persona të maskuar dyshohet të armatosur kanë hyrë në banesën e tyre,.

Pasi kanë hyrë në banesë janë konfliktuar me çiftin, duke e goditur shtetasin O.B në kokë me qytë të armës. Bashkëshortja e tij ka ndërhyrë ku dhe kjo ka pësuar dëmtime të lehta .

Shtetasit ende të pa identifikuar kanë kontrolluar banesën ku kanë marrë dy aparate celular janë larguar menjëherë.

Forca të shumta policie po krehin zonën. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rurale e nacionale

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.