Vjen e premtja e zezë, ja si çmenden njerëzit në këtë ditë

Sot eshte e premtja e zezë – nje dite e shumepritur por edhe e rremujshme per shume qytetare amerikane!

Në këtë ditë uljesh masive në dyqane, me teper se 164 milionë amerikanë blejnë produktet që u kanë munguar gjate gjithe vitit.

Kliko per me shume info

Në përpjekje për të joshur sa më shumë konsumatorë, uljet drastike nisen këtë vit që të enjten pasdite.

Pritshmëritë e Federatës Kombetare Amerikane të shitësve me pakicë janë të mëdha.

Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit, njerëzit janë vënë në radhë të gjata para dyqaneve në Nju Jork, ku kanë sfiduar për orë të tëra të ftohtin me shpresën e blerjeve sa më të leverdisshme.

Vitin e kaluar, ndër artikujt më të shitur në ditën e të premtes së zezë ishin veshjet, pajisjet elektroshtepiake, librat dhe bizhuterite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here