E pickon mushkonja, këmba e 7-vjeçares merr përmasa të frikshme

Një vajzë 7-vjeçare pakistaneze po vuan nga një gjendje e rrallë ,e cila ka bërë që këmba e saj të ketë trefishin e madhësisë normale.

Tahira Khan u pickua nga një mushkonjë dhe ka elefantizë – një infeksion parazitar që e ka bërë gjymtyrën e saj të bymehet dhe të peshojë rreth 10 kilogramë.

Kliko per me shume info

Për shkak të peshës së madhe dhe madhësisë së këmbës së saj, Tahira, nga Nasirabad në krahinën Balochistan, nuk mund të ecë dhe ka mbetur në shtrat për muaj të tërë.

Ajo nuk mund të qëndrojë vetëm dhe ka nevojë për mbështetje nga anëtarët e familjes së saj për të shkuar në tualet ose për të ngjitur shkallët në shtëpi. Ajo ka qenë e detyruar të braktisë shkollën dhe të jetojë si një e varfër.

Familjes së saj i është thënë se vajza ka urgjentisht nevojë për ndihmë mjekësore, por ata janë shumë të varfër për të financuar trajtimin, pasi babai i saj fiton vetëm 3 paund në ditë./lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here