E mposht sëmundjen e rëndë dhe ia del të bëhet edhe asambliste në Gjakovë

Soft

Saranda Hoda e njohur si Sasa u bë e njohur në Kosovë që nga pjesëmarrja e saj në “Shpija e Kosovës” dhe më pas me prezantime në disa projekte televizive, transmeton Gazeta Express.

Sasa për një kohë të gjatë u përball me probleme shëndetësore, ku madje ka pasur edhe kampanjë për të grumbulluar para për shërimin e sëmundjes së saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, Sasa nuk u dorëzua asnjëherë, luftoi dhe arriti të mposhtë sëmundjen.

Pas fitores në luftë me sëmundjen, Sasa kishte vendosur që në zgjedhjet e 22 tetorit, të kandidoj si asambliste e LDK-së në qytetin e Gjakovës, ku pas certifikimit të rezultateve të KQZ-së, ajo kuptoi se kishte marrë votat e mjaftuesheme.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Sasa përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Facebook, ku edhe ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Te nderuar miq,

Arsyeja të jem pjesë e garës politike vjen nga rezultati i fitores se luftes me vdekjen. Atëhere e kam thënë që unë duhet të jetojë akoma sepse kam shumë plane dhe punë të parealizuara, andaj nga përvoja se në asnje betejë nuk futem për të humbur dhe çdo gjë që synojëja arrij .Andaj , të dashur bashkëvendas ,ju falenderojë nga zemra per mbeshtetjen dhe perkrahjen qe më keni dhënë në zgjedhjet e 22Tetorit, se kur kërkova votën tuaj isha e bindur që do e fitoja edhe këtë garë me të vetmën arsye se besoja në përkrahjen tuaj , ju ishit ata që besuat ne momentet më të veshtira të jetës time andaj besova se nuk do të më zhgënjenit .

Prandaj unë do punojë maksimalisht që mos të ju zhgënjej.

Për mua nuk ka kënaqësi më të madhe se të jem pjesë e partisë më të madhe në vend, nder dhe privilegj të jem Asambleiste e LDK dega Gjakovë.

Faleminderit kryesisë degës LDK në Gjakovë për përkrahjen ,faleminderit Forumit te Gruas ,faleminderit familjes , miqve dhe gjithë dashamirësve.”, kishte shkruar Sasa.

ME TE LEXUARAT