E mitura shqiptare denoncon xhaxhain: "Më ka përdhunuar për 7 vite me radhë"

Aktualitet

Një adoleshente me origjinë shqiptare ka denoncuar xhaxhain e saj pasi e akuzon për përdhunim.

17 vjeçarja, e cila jeton në Chalkida të Greqisë, ka deklaruar se xhaxhai i saj ka abuzuar me të për 7 vite me radhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Policisë fqinje dyshohet se vajza është përdhunuar nga xhaxhai u saj që nga viti 2009 deri më 2016 në shtëpinë e tij në Canetto dhe në shtëpinë ku jetonte adoleshentja.

Sipas mediave greke, e mitura ka tentuar të bëjë vetëvrasje një vit më parë në gjendjen depresive ku ndodhej.

Gjykata ndaj të akuzuarit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” një herë në muaj në polici si dhe ka ndaluar daljen nga Greqia. Gjithashtu ai është ndaluar të komunikojë me mbesën e tij, e cila e ka denoncuar për përdhunim, por ky i fundit ka mohuar akuzat në adresë të tij.

ME TE LEXUARAT