“E keni peshqesh nga Himara”, plas në doganat greke, ndalohen shqiptarët të kalojnë kufirin: Të thirret Bushati, Çako e Xhafaj

Radhë të gjata në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës. Dhjetëra e qindra qytetarë shqiptarë presin në dogana për shkak të rradhëve të gjata për të kaluar në pikat kufitare në shtetin grek.

Kliko per me shume info

Prej më shumë se 3 orësh është bllokuar kalimi i shtetasve shqiptarë në doganat greke.

Poeti Agim Doçi ka folur për News 24 lidhur me situatën alarmante duke kërkuar që të ndërhyjë ministri i jashtëm Ditmir Bushati, drejtori i Policisë Haki Çako si dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Arsyeja mendohet të jetë prishja e ndërtimeve pa leje në Himarë.

“E keni peshqesh nga Himara” u kanë thënë policët e kufirit udhëtarëve shqiptarë.

“Janë mbi 850 turistë shqiptarë dhe emigrantë të kthyer. 13 autobusa në pritje për të kaluar në doganën e Kakavijës. Kjo egërsi dhe ky oportunitet i marrëdhënieve me Greqinë…mua më vjen shumë keq, kryeministri deklaroi zero probleme me shtetin grek, ka 2 orë e 49 minuta që presim këtu. Na trajtojnë si dele

Të thërrisni ju media, Ditmr Bushatin, Haki Cakon, Fatmir Xhafën “, ka bërë apel Doçi i bllokuar në Doganë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.