E harruat tortën me legena të 2012-ës? Shikoni çfarë u “punohet” mollëve dhe domateve në panair (Video)

5 vite më parë teksa Shqipëria kremtonte 100 vjetorin e Pavarësisë në ceremoni paralele në Vlorë e Tiranë, të gjithëve na kujtohen momentet e prerjes së tortës, kur qytetarët u dyndën me kova e ç’të mundeshin për të marrë pjesë të saj.

Ai u konsiderua momenti i sikletshëm i përmbylljes së festimeve, por të tilla pamje i kemi parë sërish sot, 5 vite më vonë, më 29 Nëntor.

Kliko per me shume info

Në stendat e panairit “Shqipëria punon tokën”, një panair mbarëkombëtar që e shndërroi Tiranën në një vendtakim të produkteve shqiptare, qytetarët janë turrur të mbushin çantat me mollë, e domate.

Në pak minuta ata zbrazën të gjitha tendat ku ekspozoheshin produktet. (balkanweb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here