E fundit/ Situata në akset rrugore të vendit, policia dhe FNSH në gadishmëri

Aktualitet

Policia ka bërë me dije situatën e fundit në akset rrugore. Si pasoje e intensitetit te larte reshjeve te shiut, aksi rrugor Kardhiq -Gjirokaster kalohet me veshtiresi pasi ka dale uji ne rruge tek pika e Viroit.

Aksi Fushe Kruje-Laç kalohet me veshtiresi pasi perballe lokal Arberia ne Fushe-Kruje ka dale lumi ne rruge.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rruga e Ndroqit per ne Durres tani eshte drejt bllokimit per shkak te ujit qe po bllokon rrugen ne disa pika.

Te dyja krahet e autostrades Tirane- Durres jane te pa kalueshme.

Nga Durresi per te ardhur ne Tirane drejtuesit e mjeteve te qarkullojne ne aksin Durres-Vore-Rinas-Laknas-Kames.

Akset e tjera per momentin jane te kalueshme pa probleme.

Policia e Shtetit ka kaluar ne gadishmeri te perforcuar.

Te gjitha Repartet e FNSH, Tirane, Shkoder e Fier jane angazhuar ne mbeshtetje te Policive lokake per t'ju ardhur ne ndihme njerezve ne nevoje.

Policia Rrugore eshte 100% ne rruge ne te gjitha akset rrugore.

Policia e Rendit ka shtuar patrullat te cilat jane ne gadishmeri per te nderhyre ne rast nevoje.

Policia e Shtetit po bashkepunon ngushtesisht me Emergjencat Civile, Ushtrine, Zjarrfikesit dhe ARRSH per te menaxhuar situaten.

ME TE LEXUARAT