“E bukura e dheut”, Gaz Paja flet për vajzën që i ka marrë zemrën

Showbiz

Aktori i humorit Gazmend Paja ka qene gjithnje i rezervuar për sa i përket jetës së tij private.

I njohur me emrat e personazheve që luan në spektaklin “Portokalli”, Gazi nuk ka bërë asnjëherë publike lidhjet e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por gjatë një interviste në dasmën e aktorit Bes Kallaku, ai u pa nën shoqërinë e një vajze simpatike.

Pas publikimit të këtij lajmi nuk munguan thashethemet se çifti ishte parë duke pushuar në plazhet e vendit.

Por kush është biondja e ëmbël që i ka marrë zemrën aktorit të dashur?

“Simpatike, e bukura e dheut. Është bionde, e gjatë, e buzëqeshur, elegante, pozitive, i qeshin syçkat kur shikon Gazin!”-kanë thënë sot drejtuesit e Wake Up.

I ftuar ditën e sotme në këtë emision Gaz Paja u shpreh:

Nuk kemi akoma as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë… Ndihem mirë, është një vajzë që më fal qetësi, është shumë e sjellshme, e dashur, korrekte, më bën të ndihem shumë mirë”.

ME TE LEXUARAT