E braktis i dashuri, 20-vjeçarja hedh fëmijën nga kati i 17-të

Një nëne e re hodhi foshnjën e porsalindur nga dritarja e apartamentit që ndodhej në katin e 17, sepse i dashuri i saj i martuar, e braktisi për t’u kthyer tek familja e tij. 20-vjeçarja Netchanok Nokyungtong, nga Tailanda, e pranoi krimin e rëndë para oficerëve të policisë.
Ajo u tha se ishte ndjerë e dëshpëruar kur i dashuri 40-vjeçar e kishte braktisur dhe ishte kthyer në Korenë e Jugut, kur kishte marrë vesh se e reja ishte shtatzënë. Sipas asaj që shkruan DailyMail, Nokyungtong lindi në apartamentin e saj në një bllok banimi në Pattaya, Tailandë dhe solli në jetë një djalë pasditen e së martës.

Fare pak kohë më pas, 20-vjeçarja e mbështolli atë me një qese plastike dhe e hodhi nga dritarja e dhomës së gjumit.

Kliko per me shume info

Një dëshmitar tha se kishte parë një objekt të madh të binte nga dritarja rreth orën 17:00 dhe kishte dalë me vrap.

Ai ishte shokuar kur kishte parë foshnjen e pajetë.

Kjo e fundit e gjeti beben në një qese plastike me kordonin e kërthizës ende në trup. Bebja gjeti vdekjen e menjëhershme. Ocerët e policisë kontrolluan kamerat e sigurisë dhe më pas vunë në pranga 20-vjeçaren. Duke folur për mediet në vend, një zyrtar i policisë e konsideroi këtë një krim brutal dhe u shpreh se nëna e re nuk kishte shfaqur asnjë pendesë për veprimin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here