Prokurorët plasin ‘bombën’: Kemi dyshime që 863 mijë eurot janë të Sajmir Tahirit

Prokurorët e Krimeve të Rënda, të dosjes “Tahiri”, Gentian Osmani dhe Elisabeta Imeraj kanë bërë sot me një deklaratë “bombë”.

Ata dyshojnë që paratë e sekuestruara në automjetin e biznesmenit Ores Sota, lidhen me ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri.

Kliko per me shume info

Sipas tyre, itinerari që makina u nis nga Rinasi ishte i çuditshëm. Kujtojmë se brenda automjetit, në kohën e ndalimit nga policia, u gjetën një patentë e Tahirit dhe dy pasaporta detare, një e gruas së ish-ministrit dhe një e vetë atij.

Ndërkohë, nga shuma e sekuestruar prej 863 mijë euro, 250 euro ishin false. Sipas prokurorëve kjo vërteton se nuk janë tërhequr nga banka dhe ishin të hedhura kuturu në makinë.

Biznesmeni Orest Sota nuk i ka ndaluar patrullës së parë dhe është arrestuar afër te “Kurum”.

Në seancën e sotme kur biznesmeni ka dalë për masë sigurie, mbrojtja ka deklaruar: Paratë janë të Lefter Sotës. Kishte folur me pronarin turk dhe administratorin për një sasi hekuri dhe paratë do ti linte si garanci.

Më tej, mbrojtja ka theksuar se sipas bisedave në whatsapp ishte dhënë OK për këtë gjë.

Mbrojtja ka paraqitur edhe bisedat e zhvilluara me përfaqësuesit turq. Sipas saj, paratë janë nga aksionet e shitura në një bankë, 1.3 milionë euro dhe i ka mbajtur në shtëpi.

Gjykata është tërhequr për vendim. Mbrojtja kërkon detyrim paraqitje.

1 COMMENT

  1. Te paret qe duhen denuar jane prokuroret e ceshtjes Sota.1.Si flasin ata me mund tr je ne tetv Tahirit parate,pa prova.2.Si ka mundesi qe patentat e Tahirit te ishin aty3.Kush e futi shoferin( per te cilin kishte dijeni vetem z Berisha),ti linte patentat aty,? Cfare i ka premtuar Berisha shoferit te Tahirit?4.Po ju prokurore bandite dhe ju gjykates vrases kush ju gjykon?os e kujtoni popullin turmr amorfe.Behuni gati:,Ora juaj ka marre fund.Nje jete me e mire dhe e drejte per popullin po vjen

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.