Dyshime për pasurinë e Orest Sotës dhe Tahirit, Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimin

Njësia antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda ka nisur një hetim pasuror ndaj Saimir Tahirit dhe Orest Sotës. Prokuroria për Krimet e Rënda ka në dorë dosjen ‘Habilaj’, dosje e dyshohet se implikon edhe ish-ministrin Tahir, ndaj të cilit Prokuroria ka ngritu akuzën e trafikut të drogës dhe dhe korrupsion pasiv.

Pikërisht ky dyshim ka bërë që ndaj Tahirit të fillojë edhe hetimi pasuror. Së bashku me Tahirin, do të hetohen edhe Orest Sota, vëllezërit Habilajt, si dhe një sërë personash të tjerë, të cilëve do tu verifikohen pasuritë e paluajtshme, llogaritë bankare dhe pasuri të tjera, për të mësuar nëse ata i justifikojnë këto pasuri ose jo.

Kliko per me shume info

Ndërkohë do bashkëpunohet ngushtë dhe me ILDKPKI-në lidhur me këtë rast, bën me dije Report TV. Sota u kap para pak ditësh dhe në makinën iu gjetën rreth 860 mijë euro, si dhe dy patenta për skaf t ëish-ministrit Tahiri.

Vetë Sotam se bashku me të atin e tij janë shprehur se do e përdornin shumën e parave për të blerë hekur në kompaninë ‘Kurum’, por administratorja mbikëqyrëse e kësaj kompanie është shprehur se nuk kishte dijeni për një superpagesë të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here