Dy persona plagosen në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, si pasojë e një aksidenti

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë – Shkodër.

Policia e Lezhës bën të ditur se një makinë është përplasur me një furgon dhe si pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po marrin ndihmën e duhur mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Xhaxhai i Ardit Gjoklajt paralajmëron Erjon Veliajn: Gjaku i 17-vjeçarit nuk do të falet
Kliko per me shume info

Burime nga policia lokale thanë se rreth orës 17:30, tek kryqëzimi i Dajçit, mjeti tip fugon me targa SH2947E, që drejtohej nga A.P.24 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se si pasojë e një manovre të gabuar në rrugë është përplasur me mjetin “Volswagen” me targa SH2295E me drejtues shtetasin S.H, 52 vjeç, banues në Shkodër.

LEXO EDHE:  Arjan Çani: Ja arsyet të cilat do të na pengojnë negociatat me BE

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për përcaktimin e saktë të shkakut të përplasjes.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here