Dy nga punonjësit e OSHEE në gjendje të rëndë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se te gjitha Spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore janë në gatishmëri të plotë 24/7 për çdo emergjencë shëndetësore.

Në dispozicion është edhe numri 127 i urgjencës mjekësore, për çdo situatë me të cilën mund të përballen qytetarët si pasojë e motit të keq.

Kliko per me shume info

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaron se po ndjek nga afër nëpërmjet Ekipit të Emergjencave shëndetësore situatën e përmbytjeve në vend dhe garanton shërbimin shëndetësor në të gjithë vendin.

LEXO EDHE:  Ishte drejt vdekjes, bën 'letra' greke dhe shkon në Britani, por aty shqiptares i ndodh e papritura

Lidhur me situatën e emergjencës së krijuar në nënstacionin elektrik të Shkodrës ku u plagosën 3 punonjës të OSHEE, informojmë se aktualisht po trajtohet në spitalin e Shkodrës një nga punonjësit e OSHEE, ndërkohë që po transportohen drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar dy punonjësit e tjerë që ka pësuar djegie të një shkalle më të rëndë.

LEXO EDHE:  “Mos dil vetëm nga shtëpia, kontrollo kokat e zbarës së makinës”, Saimir Tahiri merr paralajmërimin shokues live në studio

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron gjithashtu se: Lidhur me informacionin e pasaktë për situatë kritike në spitalin e Pukës për shkak të motit të keq, bëjmë me dije se Spitali i Pukës është në kushte normale insfrastrukturore dhe aspak i dëmtuar nga moti I keq që ka përfshirë vendin ku shërbimi shëndetësor ofrohet normalisht. Një dëmtim ka ndodhur në çatinë e qendrës shëndetësore të Pukës, por pa shkaktuar dëme brenda qendrës.

LEXO EDHE:  Raporti: Shërbimi taksi në Shqipëri, luks. Më të shtrenjtët në Europë, për faj të pagave

Megjithatë, shërbimi që ofrohet në Qendrën Shëndetësore është zhvendosur në ambientet e bollshme brenda spitalit të Pukës, deri në riparimin e dëmeve të jashtme të kësaj qendre. Të gjitha strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë në gadishmëri të plotë në këtë situatë emergjence.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here