“Rama qëndron edhe disa javë në pushtet”

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule thotë se kryeministri Edi Rama e ka shumë të shkurtër qëndrimin në pushtet. I ftuar në studion e “Zonë e lirë” të Arian Çanit, ai tha se kjo qeveri nuk e mbyll mandatin e saj.

“Ju thoni për mandatin, unë ju them se ai po diskuton ditët, maksimumi disa javë në pushtet” – tha Dule.

Kliko per me shume info

I ftuar për të diskutuar për prishjet e 22 ndërtimeve në Himarë, Dule tha se kjo bëhet me qëllim riciklimin e parave të fituara nga narkotrafiku.
“Kam prova. Kam prova se me këtë projekt synohet të pastrohen paratë e narkotrafikut në emër të turizmit në Himarë. Kam prova për këtë” – tha Dule.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here