“Duhet të jesh e pasur dhe të kalosh në shumë krevate”, këngëtarja shqiptare befason me deklaratën

Showbiz

Anxhela Peristeri është një prej këngëtareve që jetoi shtatë vite në Greqi dhe provoi të depërtonte në diskografinë greke, por nuk e pati aq të thjeshtë dhe as aq të vështirë sa mendonte.

Në një intervistë për Prive, Anxhela ka rrëfyer se si të qenit shqiptare e penalizoi të bënte karrierë. Të bësh një diskografi, sipas saj duhet të jesh e pasur dhe duhet të kalosh në shumë krevate.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E ftuar në “Prive” ajo u shpreh:

Nuk arrita aq sa unë e kisha menduar, sepse ka edhe gjëra të tjera që nuk më ndihmuan. Domethënë të qenit shqiptare më penalizoi, sepse nuk bëja dot karrierë. Në këtë pikë duhej gjithmonë të fshihesha që isha shqiptare, gjë që nuk e bëja dot… Por që të bësh aty një diskografi dhe diçka tjetër, e para duhet të jesh shumë e pasur dhe e dyta duhet të kalosh nëpër shumë krevate, kështu që unë nuk e pata dot këtë mundësi. Ndoshta nëpërmjet karrierës sime në Shqipëri, ndoshta në të ardhmen bëhem e famshme dhe ashtu siç dua unë, jo ashtu siç duan ata …”

https://youtu.be/LTl_KCaa0Xc

ME TE LEXUARAT