Vrau të renë, flet 21-vjeçari: I futa duart në fyt derisa ajo nuk lëvizi më

Kliko per me shume info

Vrasësi i një vajze të re ka rrëfyer krimin në Gjykatë.

Krimi i rëndë ndodhi në gusht të vitit 2016, dhe autori i krimit ka treguar detaje nga momentet e fundit të jetës së 30-vjecares.

Kliko per me shume info

Chanel Lewis tha se e ka dhunuar fizikisht dhe më pas e ka mbytur 30-vjecaren Karina Vetrano.

Policia thotë se 21 – vjeçari e vrau Vetranon më 2 Gusht të 2016 -ës, gjatë kohës që ajo kishte dalë për vrap në Parkun Spring Creek, në Howart Beach, Queens.

Lewis rrëfeu se e kishte kapur Vetranon gjatë kohës që ajo po vraponte dhe kishte kaluar pranë tij. Ai tha se e kishte goditur të paktën 5 herë duke e hedhur përtokë e më pas i kishte futur duar në fyt derisa e reja kishte vdekur.

“Nuk bërtiti. I dhashë fund, unë e mbyta. Ajo ra në një pellg me ujë ndërsa unë u ngrita fshiva gjakun nga gërvishtjet dhe u largova. Ajo ishte e qetë….” rrëfeu vrasësi në Gjykatë.

21 – vjeçari insistonte se nuk e kishte ngacmuar seksualisht të renë, duke e bërë edhe më të paqartë arsyen e kësaj vrasjeje makabre. Nga deklarimet e tij, autoritetet dyshojnë se Lewis vuan nga çrregullimet mendore.

Familjarët e të resë që ishin të pranishëm në seancë, nuk kanë mundur të dëgjojnë rrëfimin e vrasësit dhe janë larguar nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.