20 kg drogë në bagazhin e ‘Suzuki-t’, bien në pranga 2 persona, shpallet në kërkim një tjetër

Kliko per me shume info

Policia e Dibrës ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë të koduar “Ura e Muhurrit”.

Blutë e Policisë bëjnë me dije se është sekuestruar një sasi droge prej 20 kilogramësh e dyshuar si Kanabis Sativa dhe janë vënë në pranga 2 persona, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Kliko per me shume info

Në pranga kanë rënë Asllan Cani, 47 vjeç dhe Ervin L, 22 vjeç, të dy banues në Tiranë./LAJMIFUNDIT.AL/

NJOFTIMI I POLICISE:

Dibër

Finalizohet me sukses një tjetër operacion antidrogë i koduar “Ura e Muhurrit”.

Goditet një tjetër rast i “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Sekuestrohen 20 kilogram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa

Arrestohen në flagrancë dy shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme kanë goditur një tjetër rast.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas po transportonin me një automjet lëndë narkotike në aksin rural Zall-Dardhë – Muhurr, menjëherë kanë organizuar punën për goditjen e këtij rasti.

Si rezultat i ndërhyrjes së befasishme të policisë në vendin e quajtur “Ura e Muhurrit”, është bërë ndalimi i automjetit ‘Suzuki’, me targa AA 084 FS me drejtues shtetasin Asllan Cani.

Gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 thasë me lëndë narkotike me peshë totale 20 kilogramë cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit :

Asllan Cani, 47 vjeç, banues në Tiranë. Vepra penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim , parashikuar nga neni 283 e 25 të Kodit Penal.

Ervin L, 22 vjeç, banues në Tiranë. Vepra penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 e 25 të Kodit Penal.

U shpall në kërkim policor shtetasi :

R.C, 29 vjeç, banues në Tiranë. Veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, parashikuar nga nenet 283, 25 dhe 242 të Kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe automjeti me të cilnin lëviznin.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme për veprat penale të lartëpërmendura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.