U kapën me 1.2 ton drogë në Rinas, Gjykata lë të lirë gruan, burg për bashkëshortin

Gjykata penale e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Hasan Sulën, të cilit në banesën e tij në Rinas iu gjetën 1.2 ton kanabis.

Në bankën e të akuzuarve ishte edhe bashkëshortja e tij, Merita Sula, e cila pasi bashkëshorti i saj mori gjithë përgjegjësinë e krimit u la e lirë.

Kliko per me shume info

Sasia e kanabisit prej 1 ton e 239 kilogram kanabis u gjet në banesën e Hasan Sulës në Rinas më 4 nëntor, ku u arrestua edhe bashkëshortja e tij, Merita Sula.

Në kërkim nga policia vazhdojnë të jenë edhe dy djemtë e çiftit, Klodian dhe Saimir Sula, përkatësisht 25 dhe 26 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.