Sasi e frikshme droge e kapur në Ravena, në pranga 3 shqiptarë, plagoset shefi i Policisë

Aktualitet

Një sasi prej 2.2 tonë drogë, është kapur nga policia e Ravenës në Itali. Mësohet se kjo është një nga sasitë më të mëdha të drogës së sekuestruar ndonjëherë në historinë e Ravenës.

Ndërkaq 4 persona, mes të cilëve 3 shqiptarë, janë vënë në prangat e uniformat blu. Të arrestuarit janë një 26-vjeçar italian dhe shqiptarët e moshës 27, 53, dhe 21 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aksioni u shoqërua me përplasje me armë mes trafikantëve dhe policisë, e për pasojë mbeti i plagosur shefi i policisë.

Ishte nje kontroll rutine ai qe nxori zbuluar banden e trafikanteve te droges, te cilet ishin duke transportuar ngarkesen me nje furgon.

Ata nuk ndaluan pas thirrjes se policia dhe ajo iu vu nga pas, por pasagjeri u hodh ndersa makina ishte ne ecje e siper dhe ia mbathi me vrap. Policia bllokoi shoferin dhe brenda mjetit u gjet sasia e 2.4 ton marjuanë, 62 kilogram hashash dhe 4 kilogram vaj hashashi.

Policia ndaloi shoferin e furgonit, nje italin 26-vjecar, emer i njohur per policine italiane dhe pastaj u vu ne kerkim te te arratisurit.

Komandanti i Savios, Giorgio Tantimonaco pikasi dy makina të dyshuara, një Alfa dhe një Fiat, në një postbllok tjetër. Ne kohen qe i ndaloi patrulla, pasagjerët nisen sherrin dhe njeri prej tyre nxori armen. Tantimonaco arriti ta bllokoje, por ai e shkrepi pistoleten dhe shefi mbeti i plagosur duke marre nje plumb ne trup dhe u rrezua. Autori me pas u tha se ishte shqiptar.

Nderkohe qe patrulla merrej me shefin e rene pertoke, dy shqiptaret ia mbathen, fillimisht me makine e me pas, e braktisen dhe iken ne kembe. Arratia nuk shkoi gjate, pasi u pikasen nga veshjet tere balte, dhe u vune ne pranga.

ME TE LEXUARAT