Drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Në pranga 26 persona, sekuestrohet pasuria prej 500 mijë eurosh

Policia italiane ka ekzekutuar 26 urdhra arresti në kuadër të një operacioni të gjerë që ka përfshirë mbi 100 efektivë të Guardia di Finanza në Caserta. Bëhet fjalë për operacionin “Smoke Snake”, të koordinuar nga Drejtoria e Antimafias së Napolit.

26 personat e arrestuar akuzohen për ngritjen dhe pjesëmarrjen në një grup kriminal ndërkombëtar të dedikuar për importimin e drogës, në veçanti heroinës, nga Shqipëria dhe më pas shpërndarjen e saj në sheshet e zonës së Napolit dhe Casertas.

Kliko per me shume info

Operacioni kishte filluar që në muajin maj 2016, ku asokohe u arrestuan 9 persona dhe vijoi tashmë me arrestimin e 26 personave dhe sekuestrimin e 38 kg marijuanë dhe 7.4 kilogramë heroinë.

Po kështu policia ka sekuestruar pasuri të grupit që kapin vlerën e gjysmë milioni euro.

Pritet që në orët në vijim të dalë policia italiane në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.